Njesi e Jashtme Versati (Monoblock)

Pompa e nxehtesise Versati II + njesi monobllok eshte projektuar posaçerisht per tregun europian ku ka kerkese per uje sanitar me temperature te larte. Fale kompresimit ne dy faza si dhe entalpise se perftuar nga injektimi i gazit, efiçensa e energjise ne ngrohje ne temperature te ulet do te rritet ndjeshem me temperature uji ne dalje deri ne 61°C. E gjithe serjia e produkteve eshte ne perputhje me standartin EN14511-2100 dhe EUROVENT per efiçensen e energjise te klases A. Koefiçenti i tyre COP mund te arrije deri ne 4.5. Kjo njesi monobllok mund te realizoje ngrohje/ftohje te ambientit si dhe ngrohje te ujit sanitar nepermjet njesive termike te tilla si fan coilat, sistemin e ngrohjes me tuba nen dysheme si dhe radiatoret. Gazi ekologjik R410A eshte perdorur ne njesine monobllok me nje ODP=0 si dhe nje GWP teper te ulet. Perveç kesaj teknologjia e adaptuar e pompes se nxehtesise do te ule ndjeshem konsumin e karbonit si dhe burimeve te tjera te energjise duke ulur ndjeshem emetimin e CO2. Me kapacitet nga 4kW~14kW, Versati eshte gjeresisht i perdorur si per apartamente me permasa te vogla dhe te mesme, vila me permasa te medha etj.

Per me shume informacion shkarkoni dosjen e meposhtme.

pdf

–    Game e Gjere Operimi
Ngrohje: -20~35°C; Ftohje: 10~48°C; Ngrohje Uji: -20~45°C
–    Kompresor Unik me dy Faza Ngrohje e Larte Temperature e Ulet
–    Komponentet me efiçense te larte (Pompa Inverter, Helika Inverter, Shkembyesi i nxehtesise me pjaster)
–    ProjektimI “Te Gjitha ne Nje”
–    Pult Kontrolli Elektronik i Ri
–    Kontroll Smart, Funksion i Fuqishem